Një zjarr ka rënë gjatë natës në fushën e Lazaratit, pranë pompës së ujit, duke vënë në alarm shërbimet zjarrfikëse. Në orën 00:10, Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër u njoftua nga administratori i fshatit për zjarrin. Menjëherë në vendngjarje mbërriti grupi i shërbimit, i cili konstatoi se flakët po përhapeshin dhe nisi ndërhyrjen për izolimin e tyre.