Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në koshat e mbeturinave në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë, situatë e cila ka lënë pa drita të gjithë zonën, pasi pranë flakëve ndodhet kabina elektrike. Mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi disa ditë më parë shërbimi i pastrimit i është hqeur firmës private dhe i ka kaluar Bashkisë. Dyshohet se e gjithë situata e krijuar është bërë nga firma private, në shenjë proteste. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe punonjësit e OSHEE-së, të cilët po përpiqen për rregullimin e situatës.