Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës të Vlorës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim që zjarri të mos përhapet më tej.Në afërsi të vatrës së zjarrit ndodhen banesa, ndërsa në zonë ndodhet edhe Teqeja e Kuzum Babasë.