Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat me ullishta ne Kreshpan të Fierit. Nuk dihen shkaqet, e zjarrit por burime nga ekipet zjarrfikës sqarojnë se zjarri nisi rreth orës 16:30 por ka përparuar me shpejtësi i ndihmuar nga era. Po punohet për shuarjen e flakëve nga zjarrfikësit dhe banorë të zonës.