Dy të vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i deritanishëm i një zjarri në ishullin Salamina, 5 km në perëndim të Athinës. Sipas informacioneve të para, çdo gjë nisi në orën 15:45 sipas orës lokale në vendim e quajtur Selinia dhe brenda pak minutash flakët u shpërndanë në gjithë zonën.