Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në hyrje të parkut Divjakë-Karavasta. Zjarri është shfaqur në anë të një kanali në rrugën hyrëse, ku në fillim janë djegur shkurre e me pas ka kaluar te pishat. Në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikëset e Divjakës. Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një pishe e cila përhapi flakët edhe në bimësinë aty pranë. Kanë qenë banorët që lajmëruan policinë zjarrfikëse e cila erdhi dhe fiku zjarrin.