Top Channel/ Zjarr në fshatin Nartë të Vlorës, rrezikohen ullishte dhe banesa
22/07/2023 16:27

Një zjarr me përmasa të mëdha vijon të rrezikojë ullishte dhe banesa në hyrje te fshatit Nartë. Pesë automjete dhe 30 zjarrfikës ndodhen në terren për izolimin dhe fikjen e zjarreve, por era që fryn ndikon tek flakët që i çon drejt ullishteve dhe banesave. Zjarrfikësi Luan Kapaj tregon për situatën e rënduar nga zjarri. “Situata është mjaft e vështirë sepse shkurret dhe terreni vështirë bën të mundur përhapjen e shpejtë të zjarrit. Ne jemi shumë forca të zjarrfikëse për ta vënë në kontroll, por është terren i vështirë sepse ka banesa, ka ullishte, ka vreshta që janë në rrezik”, tha Kapaj. “Era që po fryn në drejtim të lindjen ndihmon në përhapjen e zjarrit në këtë pozicion që jemi. Janë 30 forca zjarrfikëse që të kemi situatën në kontroll, por është shumë e vështirë sepse era bën përhapjen e shpejtë”, shtoi ai. Vendi ynë e ka nisur tashmë “luftën” me zjarret dy ditë më parë pasi vatrat e para janë shënuar në Vlorë dhe Fier. Konkretisht në vatrën në kodrat mes fshatit Radhimë dhe Tragjas dy makina dhe dhjetë punonjës të zjarrfiksësve ishin në terren për të shuar flakët e zjarrit përgjatë zonës së Radhimës. Flakët të ndihmuara dhe nga era janë duke djegur kryesisht shkurre, por duke rrezikuar dhe stanet apo dhe vreshtat që ndodhen përgjatë bay passit mbi fshatin Radhimë. Ndërsa në Peshtan të Fierit u angazhuan 25 efektivë zjarrfikës të repartit, për të shuar flakët.

Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38
Top Channel/ Taksistët në protestë, ankohen për çmimet, konkurrencën dhe mjetet ilegale
11/11 19:37
Top Channel/ Buxheti, 10 mld euro për 9 minuta! Miratohet në kohë rekord tek “Ekonomia”
11/11 19:33
Top News – Balla i përgjigjet Veliajt për kërkesën e hetimit parlamentar
11/11 17:15
Top Channel/ Protesta e studentëve, protestuesit nisen drejt Kryeministrisë, marshojnë nga…
11/11 17:08
Top News – Veliaj i çon letër Ballës. Kërkon komision hetimor: Rama më kërcënoi përmes Gogut
11/11 16:21
Top Channel/ PS ultimatum për zgjedhjet. Balla: Reforma miratohet pa PD pas 30 nëntorit
11/11 16:02
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Nafta zbret në 205 lekë/litër. Ulet me 11 lekë brenda një jave, benzina në 164 lekë
11/11 15:38
Top News – Bordi ul sërish karburantet, Nafta e benzina shiten 3 lekë më pak, çmimet e reja tavan
11/11 15:36
Top Channel/ “3 shoqata shqiptare, terroriste” në Egjipt, mes tyre ajo e “flamingos” Muhamet Murtezi
11/11 15:32
Top Channel/ Zgjedhjet kushtojnë 2.5 mld lekë. Celibashi: Votimi elektronik në 450 qendra
11/11 15:28
Top Channel/ Deputetja e PS Sara Mila në SPAK. Po hetohet për korrupsion në zgjedhje
11/11 15:21
Top News – PD kundërshton akuzat e Ballës/ Bardhi: Opozita nuk ka bojkotuar kurrë Reformën Zgjedhore
11/11 15:02
Top Channel/ Studentët grupohen për protestë para Ministrisë së Arsimit
11/11 15:00
Top Channel/ Studentët mblidhen sërish për të protestuar, qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit
11/11 14:42
Top News – ‘Pas 30 nëntorit, e miratojmë vetë’. Balla paralajmëron opozitën për reformën zgjedhore
11/11 14:40
Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51