Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Dhërmi. Zjarri është në kodër ndërsa era e fortë në zonë favorizon përhapjen. Ndërkohë që era e fortë po favorizon flakët të shkojnë drejt banesave të zonës së Gjilekës ku janë rreth 30 banesa që rrezikohen në qoftë se zjarri përparon.