Një zjarr masiv ka rënë këtë pasdite në zonën e Peshtanit të Fierit, duke përfshirë masivin pyjor me pisha. Flakët janë aktive në zonën e pyllëzuar, ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të ndërhyrë dhe për të bërë të mundur izolimin e zjarrit. Ende nuk dihet sipërfaqja e përfshirë nga flakët apo shkaku i rënies së zjarrit. Situata vijon të jetë në zhvillim.