Ndërkohë që forca të shumta zjarrfikëse po luftojnë me flakët, që po djegin pyje e kullota në vend, një zjarr ka përfshirë në mesnatë ndërtesën e njohur si “Sarajet e Toptanëve”, në Tiranë. Ndërtesa është shpallur monument kulture i kategorisë së parë, me një vendim të vitit 1973. Dy vatrat e zjarrit u shuan nga zjarrfikësit e kryeqytetit, brenda një kohë të shkurtër, duke frenuar përhapjen dhe dëmet.