Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë këtë pasdite në kodrat e Pojanit, në Fier, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa situata mbetet shqetësuese për shkak të afërsisë me Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Nga pamjet e siguruara shihet një re e madhe tymi që është ngritur mbi kodra dhe po përhapet në zonën përreth. Rreziku për përhapjen e zjarrit mbetet i lartë për shkak të kushteve atmosferike dhe erës, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për vënien nën kontroll të flakëve.