Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pak minuta më parë në zonën e Radostinës, në Fier. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të tëra me ullishte dhe shkurre, ndërsa përhapja e tyre favorizohet nga era dhe temperaturat e larta. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.