Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Drenovë, në një magazinë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka pak minuta që ka rënë, nuk dihen shkaqet. Gazetarja e Top Channel, Dhorjela Çule, mëson ajo që po e bën alarmante situatën janë banesat pranë magazinës që po digjet. Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët, ndërsa ndodhet edhe policia për zbardhjen e rrethanave.