Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të diel venddepozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit, duke shkaktuar një situatë problematike në zonë. Flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë sipërfaqen e landfillit, ndërsa deri më tani mbetet ende i paqartë shkaku i rënies së zjarrit.