Top Channel/ Zjarr i madh në Cërrik, digjen 2 hektarë tokë dhe rreth 250 rrënjë ullinj
10/08/2026 09:46
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme, i rënë në zonën e Malasejt në Cërrik, është shuar pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave dhe një prej burimeve të rëndësishme të furnizimit me ujë të qytetit.