Zjarri i fuqishëm në Vranisht, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyjnë helikopterët Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë, që prej orës 12:00 të mesditës së sotme. Flakët janë përhapur me shpejtësi në terren, të favorizuara nga era, duke marrë drejtim në zona të tjera dhe duke krijuar vështirësi për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.