Zjarri gjigand që shpërtheu në një rajon në periferi të Seulit i vuri përpara një sprove të vështirë ekipet zjarrfikëse në kryeqytetin e Koresë së Jugut. Qindra njerëz u evakuan të tmerruar mes flakëve që gllabëruan rreth 60 shtëpi në Guryong, të përshkruar nga shtypi vendas si një prej lagjeve më të varfra të qytetit, e mbushur me banesa të improvizuara e rrugica të ngushta, megjithate viktima ne njerez nuk pati.