Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e të dielës zonën e Kënetës, në Orikum të Vlorës. Era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e tyre. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Vlorës shkuan edhe mjete dhe efektivë nga Himara, të cilët punuan për disa orë në mënyrë intensive për vënien nën kontroll të situatës. Me dhjetëra forca arritën të shuanin flakët dhe të largonin rrezikun nga zona.