Pas pushimeve të verës, zilet e shkollës kanë tingëlluar sërish në Bulqizë. Oborret janë mbushur me nxënës, emocione, përqafime dhe urime për një vit të ri shkollor. Në Bashkinë Bulqizë, këtë vit shkollor janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 745 nxënës.