Monedha europiane ka prekur nivelin më të ulët që prej fillimit të vitit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro e nisi javën duke u zhvlerësuar më tej dhe aktualisht këmbehet për 119.1 lekë. Ekspertët shpjegojnë se dobësimi i monedhës së huaj këtë periudhë lidhet me efektet sezonale me prurjet e turistëve dhe emigrantëve, ndërsa shtojnë se faktor tjetër ndikues në nënçmimin e euros kundrejt monedhës vendase është edhe paraja informale.