Pesëdhjetë e pesë punonjës të Kadastrës së Vlorës kanë kundërshtuar sërish vendimin për zhvendosjen e institucionit drejt Tiranës. Ata thonë se vendimi iu erdhi si rrufe në qiell të hapur, në mënyrë të beftë dhe krejt të papritur, ndërsa sqarojnë se e kanë të pamundur të zhvendosen drejt Tiranës për shkak të kushteve familjare.