Janë zhvendosur këtë të diel 102 kontejnerët me mbetje toksike të kompanisë turke Kurum International, të cilët më herët ndodheshin në Porto Romano, në Durrës. Zhvendosja u krye me urdhër të Prokurorisë për lirimin e hapësirës, ndërsa kontejnerët janë dërguar në një ambient tjetër privat në Spitallë, përballë lagjes së re të ndërtuar për familjet e prekura nga tërmeti.