Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku i cili humbi jetën në spitalin e Tiranës në 8 janar të këtij viti. Ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, shoqëruar nga prokurorë të prokurorisë të Tiranës e cila po heton rastin, në prezencë edhe të familjarëve të 12-vjeçarit, kanë zhvarrosur trupin e tij i cili do ti nënshtrohet autopsisë.