Tetë ditë nga zhdukja e Eglant Kocit, dhe shpalljes në kërkim të mikut të tij, prokuroria mori në pyetje vëllain e të dyshuarit Armand Shakaj. Kamerat e sigurisë orientojnë hetuesit drejt bindjes se Eglant Koci është vrarë brenda ndërtesës ku hyri por nuk doli më , e megjithatë grupi I hetimit nuk ka zbuluar ende pista dhe motive se për cfarë mund të ketë ndodhur krimi. Nga marrja në pyetje e Brunald Shakaj hetuesit nuk kanë përftuar të dhëna për konfliktet mes Kocit dhe të dyshuarit, për gjetjen e të cilit është përdorur edhe Imsi catcher megjithëse pa asnjë rezultat.