Të afërmit e dy personave të zhdukur në Sarandë protestuan sot para Policisë së Shtetit. Një përfaqësi prej tyre u thirr në takim me Drejtorin e Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku. Pas takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, vëllai i një prej të zhdukurve, Gëzim Krasniqi tha për mediat se 46-vjeçari nuk ishte në shoqëri me personin tjetër, Leonard Thodhori. Ai shtoi se familja e tij nuk ka asnjë konflikt dhe se vëllanë e ka parë për herë të fundit më 6 prill.