Dy persona 46-vjeçarë nga Saranda, Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori kanë humbur kontaktet me familjarët që prej datës 6 prill. Gjatë hetimeve nga policia, janë gjetur banesa dhe automjete që dyshohen se janë përdorur nga persona të ndryshëm që fshihen pas zhdukjes së dy personave.