E cilësuar si një nga zonat më të bukura turistike të Elbasanit, pjesë edhe e modelit të zhvillimit “100 fshatrat”, Gjinari vuan prej infrastrukturës rrugore te shkatërruar. Një aferë korrupsioni bëri që rruga e inauguruar përgjysmë në vitin 2011 shumë shpejt të shkatërrohej. Prej 11 vitesh banorë e turistë kanë kërkuar ndërhyrjen në këtë segment rrugor, por duket se askush nuk kujtohet më për këtë zonë.