Një lajm tronditës ka ardhur nga Afrika, me aeroplanin që mbante zëvendëspresidentin e Malavisë, Saulos Chilima dhe nëntë persona të tjerë është zhdukur pasi nuk arriti të bënte një ulje të planifikuar të hënën e 10 qershorit. Avioni i Forcave të Mbrojtjes së Malavisë që barte Chilima dhe të tjerë u largua nga kryeqyteti i Lilongwe në orën 9:17 të mëngjesit me orën lokale, tha zyra presidenciale dhe kabineti në një deklaratë. Ende nuk ka asnjë shenjë nga avioni i zhdukur, teksa autoritetet vazhdojnë të kërkojnë për të reja. Pamje: Sky News