Top Channel/ Zhduket 65-vjeçari në Vjosë, dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit, vijojnë kërkimet
06/02/2026 12:28
Që prej datës 3 shkurt fati i Ylli Dines, 65 vjeç, mbetet ende i panjohur. Sipas dyshimeve paraprake, ai dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e lumit Vjosa pasi është rrëzuar në zonën e njohur si “Fusha e fshatit Peshtan”, në bashkinë Tepelenë.