Gjatë konferencës për media, ish kryeministri Berisha ka mbështetur propozimin e bërë nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, për të zgjidhur konfliktin në PD me negociata. Por edhe pse ai është dakord që ky propozim të nis që sot, Berisha u shpreh se megjithatë një propozim të tillë nuk e pranon kurrsesi Basha.