Tuzi shpërthen ne festë. Nik Gjeloshaj dhe koalicioni “Forumi Shqiptar” merr 18 mandate dhe zyrtarisht fiton të drejtën edhe për kryetarin e komunës së Tuzit. Shqiptarët nisin festën nën ngjyrat kuqezi dhe sigurisht nën tingujt e muzikës shqiptare. Ditën e sotme në Tuz të Malit të Zi, komunë me shumicë shqiptare, u mbajtën zgjedhjet vendore ku garuan katër koalicione dhe tre forca politike të pavarura.