Mark Rutte do të jetë sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s pasi të 32 anëtarët e aleancës ranë dakord që kryeministri holandez në largim të pasojë Jens Stoltenbergun në drejtimin e organizatës më të madhe ushtarake të botës. Pas drtitës jeshile nga Hungaria dhe Sllovakia, edhe Rumania e konfirmoi mbështetjen e saj për Rutten dhe presidenti rumun Klaus Iohannis tërhoqi kandidaturën e tij për postin kryesor të NATO-s.