Komisioni Evropian po harton një plan të ri i cili do t'u mundësonte vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, përfshirë Shqipërinë, të përfitojnë nga disa avantazhe ekonomike të BE-së edhe përpara se të bëhen anëtare me të drejta të plota.