Kandidatja për komisionere e Zgjerimit të BE-së, sllovenia Marta Kos deklaroi se Mali i Zi dhe Shqipëria mund t`i mbyllin t’i përmbyllin bisedimet për anëtarësim në bllok përkatësisht deri në vitin 2026 dhe 2027. Këto komente, ajo i bëri teksa fliste në një seancë dëgjimore në Parlamentin Europian, ku i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në komisionin e politikës së jashtme të PE-së.