Top Channel/ Zgjerimi i BE-së, DW: Blloku i gatshëm të pranojë anëtar të rinj!
28/05/2026 11:22

Bashkimi Europian e ka rikthyer zgjerimin në qendër të axhendës së tij politike, edhe pse brenda bllokut vazhdojnë debatet mbi ritmin dhe mënyrën e pranimit të vendeve të reja, me disa shtete anëtare që ende kërkojnë reforma të thella institucionale përpara zgjerimit. Komisionerja Marta Kos, deklaroi në fillim të majit në Bruksel se zgjerimi mbetet prioritet për BE-në dhe se blloku duhet të ecë përpara nëse vendet kandidate përmbushin detyrimet e tyre. Ajo theksoi se për herë të parë pas 17 vitesh, BE-ja ka krijuar një grup pune për hartimin e traktatit të anëtarësimit për Malin e Zi, duke e cilësuar këtë si një sinjal të qartë politik. Sipas analistit Strahinja Subotic nga Qendra për Politika Evropiane në Beograd, ky zhvillim tregon se Brukseli tashmë e sheh Malin e Zi si anëtarin e ardhshëm të unionit.Pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, zgjerimi i BE-së nuk shihet më vetëm si proces teknik, por edhe si domosdoshmëri strategjike dhe e sigurisë. Eksperti Steven Blockmans nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane (CEPS) vlerëson se të gjitha shtetet anëtare e pranojnë nevojën gjeopolitike për zgjerim, por njëkohësisht insistojnë në reforma reale nga vendet kandidate dhe në ndryshime të vetë BE-së. Debati aktual në Bruksel po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt pyetjes nëse modeli tradicional i anëtarësimit është ende funksional. Komisionerja Kos pranoi se metodologjia aktuale e zgjerimit është ndërtuar dekada më parë dhe se po shqyrtohen forma të reja të integrimit gradual, sidomos në fushën e sigurisë. Një nga çështjet më të ndjeshme mbetet e drejta e vetos për anëtarët e rinj. Në Bruksel po diskutohet mundësia që shtetet e reja të kenë kufizime të përkohshme në disa fusha të vendimmarrjes, për të shmangur bllokimin e funksionimit të unionit. Edhe pse politikisht kjo ide mbetet e ndjeshme, disa vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë, kanë sinjalizuar gatishmëri për ta pranuar një kompromis të tillë nëse ai do të përshpejtonte anëtarësimin.

Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36
Top Channel/ Vartës të Belinda Ballukut, pas Verdhos, edhe Gentian Gjyli në SPAK
23/10 15:08
Top News- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Shtyhet seanca ndaj Ervis Shkambit dhe xhaxhait të tij
23/10 15:01
Top Channel/ “Lironi rrugën”, policia thirrje me megafon përpara Kryeministrisë, vijon protesta
23/10 14:58
Top Channel/ Sherr me thika pranë oborrit të gjimnazit në Has, tre adoleshentë të plagosur
23/10 14:55
Top News – Rama e citoi si kriminel / Studenti i përgjigjet para Kryeministrisë-Jam ekselent!
23/10 13:57
Top News – TVSH mbush arkën e shtetit. Inflacioni shton me 30 për qind të ardhurat në buxhet
23/10 13:39
Top News – Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. Autori del para gjykatës, prezentë edhe familjarë
23/10 13:37
Top Channel/ Protesta e Studentëve, përmbysen dhe digjen ‘karriget’ e Dialogut, protestuesit…
23/10 13:31