Sikurse zgjedhjet e shkuara edhe këto të 11 Majit janë duke u ndjekur me interes nga partnerët ndërkombëtar të vendit tonë. Gjatë javëve të shkuara interesi ndërkombëtarëve për parlamentaret e 11 Majit është parë nga takimet e zhvilluara në Ambasadën e Britanisë së Madhe e më pas atë Gjermane me kreun e SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e KQZ.