Top Channel/ Zgjedhjet për PE, sondazhet e para, pritet të dominojnë partitë e djathta
09/06/2024 19:34

Zgjedhjet evropiane katër-ditore, me 27 vendet anëtare të BE u mbyllën sot. Rreth 370 milionë europianë kishin të drejtë vote për të zgjedhur 720 anëtarë të rinj të Parlamentit Europian mes 15 mijë kandidatëve. Teksa është hera e parë që nga viti 1979 që Britania e Madhe nuk voton në këto zgjedhje, me rëndësi po shihet rezultati në vendet e fuqishme të bllokut. Gjermania me popullatën më të madhe në Europë do të ketë numrin më të madh të anëtarëve, 96 prej totalit. Ndërsa Qipro, Luksemburgu dhe Malta me popullësinë më të vogël ju takon nga 5 anëtarë secili. Nga projeksioni i parë i parlamentit të ri Europian vihet re një zhvendosje e madhe djathtas në pjesën më të madhe të Europës, me partitë e gjelbërta dhe liberalët që do paguajnë kryesisht çmimin e humbjes së territorit… Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë paralajmëruan përpara këtij votimi se e ardhmja e Evropës ishte në fletëvotim. Shumë votues janë goditur nga kostoja e jetesës, kanë shqetësime për migrimin dhe për tensionet gjeopolitike. Partitë e të djathtës ekstreme janë përqëndruar këtu duke fituar pikë. Votimi filloi të enjten në Holandë dhe në vende të tjera të premten dhe të shtunën, por pjesa më e madhe e votave të BE-së u hodhën të dielën, me Francën, Gjermaninë, Poloninë dhe Spanjën dhe Italia që pati ditën e dytë të votimit.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36