Përcarja e PD-së u shfaq edhe më dukshëm këtë të martë. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i thirrur nga anëtarët e Kryesisë, të udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj, u bojkotua nga 17 deputetët të PD-së të cilët nën përfaqësimin e Gazment Bardhit arsyetuan se mbledhja e sotme ishte antistatutore, duke mos i njohur kompetencat e sekretarit të përgjithshëm.