Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e PD, ku u ka dhënë direktivat për vijimin më tej me anëtarësime të reja. Sa i përket zgjedhjes për kreun e PD, Berisha ngulmoi se garë ka dhe është demokratike, ndërkohë që pak ditë më parë u përjashtuan nga gara Ervin Salianji, Evi Kokalari, Alesia Balliu, Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj.