Mbajtja e zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore të Kosovës është vënë në pikëpyetje për shkak të tensioneve në Mitrovicë të Veriut e Zubin Potok. Koha e shkurtë e organizimit të tyre po ashtu ka paraqitur problem për Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve i Bashkimit Evropian që deklarojnë se nuk do të monitorojnë zgjedhjet e 18 dhe 25 dhjetorit. Nga BE thonë që është e pamundur që zhvdenosin në Kosovë vezhguesit për të kryer punën e tyre. Tensionet e fundit në veri kanë bërë që institucionet e Kosovës të hartojnë një raport mbi sigurinë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.