Zgjedhjet lokale në katër komunat e veriut të Kosovës priten të mbahen, ashtu sic ishte parashikuar, në 23 prill. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar disa parti e kandidatë nga partitë politike. Tre janë kandidatët e certifikuar në Mitrovicën e veriut: Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, PDK garon me Taulant Kelmendin si dhe Erden Atic nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruajnë mediat vendase.