Partia Popullore nën drejtimin e Alberto Núñez Feijo arriti të rrëmbejë fitoren në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të Spanjës, me një diferencë shumë të vogël përballë rivalit të tij më të madh nga Partia e Punëtorëve Socialistë Spanjollë, Pedro Sanchez. Alberto Nunez Feijo u prit me duartrokitje dhe brohorima pas përfundimit të numërimit, ndërsa deklaroi se pas fitores do të përpiqet ta formojë një qeveri të re.