Vijon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në Kosovë. Janë mbi 118 mijë vota të qytetarëve të kryeqytetit që do të numërohen sa i përket votave të deputetëve, raporton korrespondentja Leonita Bajrami. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 99.17% votave nga 2,512 qendra votimi nga gjithsej 2.533,sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje me 40.83 për qind ose 339 mijë 350 vota.