Top Channel/Zgjedhjet në Itali, figura pranë Putin-Von der Leyen:I presim financimet-nxehet Salvini!
23/09/2022 19:14

Kreu i Legës në Itali, Matteo Salvini iu përgjigj ashpër një deklarate të presidentes së komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen, pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të së dielës, sipas të cilës, BE do të reagojë nëse situata nuk shkon për mirë. “Ky është një kërcënim i zymtë, një ‘pushtim’ i pakërkuar. Zonja përfaqëson europianët, rrogën e saj e paguajmë ne të gjithë, ishte një kërcënim i neveritshëm dhe arrogant. Grupi parlamentar i Lega do të paraqesë një mocion mosbesimi. Po të isha president i Komisionit të BE-së do të shqetësohesha për faturat”, deklaroi Salvini në një intervistë për mediat italiane. Gjatë një konference per shtyp në Universitetin e Princetonit, një pjesëmarrës i vuri në dukje von der Leyen se mes kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme legjislative italiane, kishte dhe"figura të afërta me Putinin" . "Do të shohim," u përgjigj ajo. "Nëse gjërat shkojnë në një drejtim të vështirë - dhe po flas ketu për Hungarinë dhe Poloninë - ne i kemi mjetet." Ky pohim u si referencë e qartë mbi aftësinë e Komisionit Europian për të shkurtuar fondet e alokuara për vendet anëtare kur ato konsiderohen se shkelin sundimin e ligjit. Javën e kaluar, Komisioni propozoi shkurtimin e 7.5 miliardë eurove të fondeve të alokuara për Hungarinë. Italia është përfituesi më i madh i fondit të gjeneratës tjetër të BE-së, një paketë grantesh dhe kredish për të trajtuar sfidat ekonomike pas pandemisë COVID-19. Enrico Letta, i cili drejton partinë demokratike të qendrës së majtë, i siguroi votuesit italianë se “nuk ka asnjw shantazh nga ana e Bashkimit Europian”. Pamjet: AFP

Top Channel/ Dalin emrat e bosëve të drogës në MB, ideja gjeniale:Pastrojmë ADN nga shtëpitë e barit
22/08 15:17
Top News – Pengesë për marrjen e avionëve F35. Turqia mund të shkatërrojë sistemet ruse të mbrojtjes
22/08 13:36
Top News – Rusia godet qendrën tregtare. 16 të vdekur e 130 të plagosur, kërkime për të mbijetuar
22/08 13:00
Top News – Bota drejt krizës së bukës. Lufta në Ukrainë çorodit furnizimin global me grurë
22/08 13:00
Top News – Trump -Lufta me Iranin, devijim i vogël. Teherani ‘i hap derën’ Irakut, çmimet në rritje
22/08 13:00
Top Channel/ Arka e Noas, skaneri thellon misterin: Nuk është thjesht gur ajo çfarë u gjet në Turqi!
22/08 11:26
Top News – Vodhi të dhënat e fëmijëve. TikTok gjobitet me 400 milionë dollarë
22/08 10:40
Top Channel/ Gjermani-Rusi, “lojë” spiunësh. Kërkohet një ekstradim nga Rumania
21/08 23:13
Top Channel/ Horror në aeroport! Ish-polici ekzekuton partneren 38-vjeçare me armën e shërbimit
21/08 21:37
Top News – Vrasje brutale në aeroportin e Antalias. Ish-polici qëllon partneren në parkim
21/08 21:00
Top Channel/ Turqia urdhër-arresti për të, reagon Netanyahu: Erdogani diktator
21/08 19:26
Top News – El Nino ‘mbyll’ kanalin e Panamasë / Kufizohet numri i anijeve që kalojnë në rrugën ujore
21/08 15:24
Top Channel/ Gjyqi në Hagë, a lirohet menjëherë Thaci nëse shpallet i pafajshëm?
21/08 15:15
Top News – Paralizon Moskën me 1 mijë dronë / Zbulohen plani i Ukrainës, kaos brenda një nate
21/08 15:10
Top Channel/ E maskuar dhe me planin e sulmit! FBI arreston 35-vjeçaren, ishte e frymëzuar nga ISIS
21/08 14:23
Top News – Çon operatorë dronësh në Rusi / Koreja e Veriut hyn më thellë në luftë kundër Ukrainës
21/08 13:41
Top News – U dëbuan nga Turqia në 1964-ën / Grekët kthehen në ‘shtëpinë që nuk e harruan kurrë’
21/08 13:38
Top News – ‘Varros’ zgjidhjen me dy shtete / Izraeli bën përpara me kolonitë në Bregun Perëndimor
21/08 13:29
Top News – Evropa përgatitet për stuhi / Vjen tërbimi! Përmbytje të frikshme në Itali e Spanjë
21/08 13:19
Top News – ‘Dëgjova se ju kam munguar’ / Melania Trump u zhduk për një muaj, bën shaka me gazetarët
21/08 13:10