Kreu i Legës në Itali, Matteo Salvini iu përgjigj ashpër një deklarate të presidentes së komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen, pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të së dielës, sipas të cilës, BE do të reagojë nëse situata nuk shkon për mirë. “Ky është një kërcënim i zymtë, një ‘pushtim’ i pakërkuar. Zonja përfaqëson europianët, rrogën e saj e paguajmë ne të gjithë, ishte një kërcënim i neveritshëm dhe arrogant. Grupi parlamentar i Lega do të paraqesë një mocion mosbesimi.