Hungarezët votojnë këtë të diel në atë që konsiderohet si një nga proceset zgjedhore më të rëndësishme në Evropë këtë vit, një votim që mund të largojë nga pushteti kryeministrin populist Viktor Orban, pas 16 vjetësh në krye të vendit. Ai njihet si aleat i presidentit amerikan Donald Trump. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Orbanin, i cili është lideri më jetëgjatë në Bashkimin Evropian dhe shpesh në konflikt me të. Ai ka kaluar nga një politikan liberal dhe kundër Bashkimit Sovjetik në fillimet e tij, në një nacionalist të afërt me Rusinë dhe të pëlqyer nga e djathta ekstreme në botë.