Top Channel/ Zgjedhjet në Çeki, garën e fiton një ish-gjeneral, ish shefi i ushtrisë Pavel
29/01/2023 11:30

Ish-shefi i ushtrisë Petr Pavel fitoi zgjedhjet presidenciale në Çeki të shtunën pas një fushate në mbështetje të fortë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe për ndihmën për Ukrainën. Gjenerali në pension 61-vjeçar që kandidonte për herë të parë për postin, parashikohet të fitojë me më shumë se 58% me pothuajse të gjitha votat e numëruara, duke lënë pas ish-kryeministrin miliarder Andrej Babis, një figurë mbizotëruese por polarizuese në politikën çeke gjatë dekadës së fundit. Zoti Pavel, që bëri fushatë si i pavarur dhe kishte fitoi mbështetjen e qeverisë së qendrës së djathtë, përcolli një mesazh uniteti dhe qetësie kur foli në Pragë të shtunën, pasi rezultatet treguan se ai kishte fituar. "Vlerat si e vërteta, dinjiteti, respekti dhe modestia fituan," u tha zoti Pavel mbështetësve dhe gazetarëve. "Jam i bindur se këto vlera ndahen nga një shumicë dërrmuese". Gjenerali në pension Pavel e merr detyrën në mars, duke zëvendësuar presidentin në largim Milos Zeman, një figurë përçarëse gjatë dy mandateve të tij në detyrë gjatë dekadës së fundit, i cili kishte mbështetur zotin Babis. Zoti Zeman kishte nxitur lidhje më të ngushta me Pekinin si edhe me Moskën deri kur Rusia filloi agresionin në Ukrainë dhe zgjedhja e zotit Pavel do të shënojë një ndryshim të qartë.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05