Maturantët janë cdo vit edhe më të qartë mbi zgjedhjet që bëjnë për regjistrimin në universitet; duke vendosur në peshore pasionin dhe punësimin e sigurt, duket se po fiton ky i fundit. Këshilluesit e karrierës tregojnë se edhe këtë vit interesi është në rritje për programet e teknologjisë dhe ndërtimit.