Top Channel/Zgjedhje të blinduara! Harris: Bëni zërin tuaj të dëgjohet.Trump: Dita më e rëndësishme
05/11/2024 19:33

Zgjedhje të blinduara, mund të cilësohen presidencialet në SHBA, me Shtëpinë e Bardhë dhe Kapitol Hill të barrikaduara dhe masa sigurie të paprecedenta në një klimë kërcënimesh e tensionesh të nxitura edhe nga fushata e ashpër elektorale. Në 5 të mëngjesit me orën lokale, nisi hapja e qendrave të votimit për atë që përshkruhet si një garë historike mes kandidates demokrate Kamala Harris dhe Donald Trump. Në qendrat e votimit të pajisura me xhama antiplumb, detektorë metalikë, barriera, dronë e snajpera, janë vënë re radhë të gjata, ndërsa procesi i votimit do të vazhdojë në mbarë vendin, përfshirë në Alaskë dhe Havai, deri në orët e mbrëmjes në shtetet që gjenden në perëndim të Shteteve të Bashkuara. Administrata e zgjedhjeve ka marrë pjesë në stërvitje për zbrapsjen e turmave, përdorimin e kamerave dhe butonave të emergjencës për mbrojtjen e fleteve të votimit dhe punonjësit në qendrat e votimit. Kreu i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike bëri të ditur se nuk janë hasur incidente që mund të ndikojnë në sigurinë e infrastrukturës zgjedhore. Megjithatë ai tha se vende si Rusia dhe Irani do të vazhdojnë të përhapin lajme të rreme për mashtrime të supozuara zgjedhore. Ndërsa FBI-së iu desh të mohonte dy video që qarkullojnë në internet, ku agjencia mund të shihet duke lëshuar paralajmërime për kërcënimet terroriste ndaj qendrave të votimit dhe duke raportuar mashtrime në votime. Disa mijëra vota mund të jenë vendimtare për të vendosur se kush, mes Kamala Harris dhe Donald Trump, do të jetë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kandidatët për shtëpinë e bardhë kanë zgjedhur ta kalojnë ditën e zgjedhjeve në vende të ndryshme, në pritje të verdiktit të votimit. Manjati Donald Trump ndodhet në Palm Beach, në Florida, me njerëzit e tij të afërm, ndërsa Kamala Harris do të jetë e angazhuar në një maratonë të vërtetë radiofonike. Plot 7 intervista të saj janë planifikuar në të ashtuquajturat shtete të pavendosura. Pak pas nisjes së procesit të votimit, Trump dhe Harris ju drejtuan votuesve përmes postimeve në rrjetin social X. republikani trump tha se kjo është dita më e rëndësishme në historinë amerikane dhe I ftoi votuesit të qëndrojnë në radhë, edhe nëse rasin fluks në qendrat e votimit. Ndërsa kandidatja demokrate publikoi vetëm një mesazh, ku theksonte se sot është koha që zëri i amerikanëve të dëgjohet. Presidenti joe biden do të ndjekë rezultatet e zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë. Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i stafit presidencial, raporton CNN, duke shpjeguar se bashkë me presidentin do të jenë zonja e parë, këshilltarët dhe stafi i Shtëpisë së Bardhë. Donald Trump do të bëhej presidenti i dytë në histori që do të fitonte një mandat presidencial në mënyrë jo të njëpasnjëshme. I vetmi president që e ka bërë një gjë të tillë ishte Grover Cleveland, në fund të shekullit 19-të. Ndërsa kamala Harris, nëse zgjidhet do të bëhej gruaja e parë presidente e SHBA-së dhe personi i parë me prejardhje nga Azia Jugore.

Top News – Huthit ‘i tregojnë dhëmbët’ Trumpit / E paralajmërojnë ‘të mos përzihet’ në Jemen
23/09 14:56
Top Channel/ Vucic dhe Sheshel. Bashkë në zgjedhje? Serbia i lëshon Perëndimit sfidën e radhës!
23/09 14:53
Top News – Robotë vrasës apo Super Inteligjencë… / Trump dhe liderët botërorë përplasen për IA
23/09 14:52
Top News – Xi Jinping ‘i pret kokën’ ushtrisë / Raprezalje mbi komandantët e lartë në Kinë
23/09 14:46
Top News – Spektakël madhështor për Xi Jinping / Trump shtron tapetin e kuq, bisedime të tensionuara
23/09 14:42
Top News – Marinarët turq të tmerruar / Sulmet me dronë në Detin e Zi mbjellin kaos e terror
23/09 14:33
Top News – Punëtori ra nga 10 metra lartësi / Mbyllet Koloseu në Romë, ‘në shenjë respekti’
23/09 14:28
Top News – Spektakël ngjyrash, lulëzon shketëtira / El Nino solli reshje të dendura shiu në rajon
23/09 14:26
Top News – ‘Ju nuk duhet të jeni këtu…’ / Trump ‘dëbon’ CNN nga OKB, përplasja me mediat vazhdon
23/09 14:24
Top News – ‘Akili’ bëhet izraelit. Mburoja ajrore greke mbetet në duart e Tel Avivit
23/09 13:18
Top News – Putin planifikon sulm të ri masiv / Zelenski ngre alarmin, informacion i inteligjencës
23/09 12:55
Top News – Avioni amerikan rrëzohet në Gjermani / F-16 po i afrohej pistës për ulje, shpëton piloti
23/09 12:02
Top News – Ushtarë për mbrojtjen e satelitëve / Britania ‘nis’ skuadriljen, do kontrollojë hapësirën
23/09 12:02
Top News – ‘El Nino’ në nivelin ‘Godzilla’ / Edhe 450 mijë viktima në gjashtë muajt e ardhshëm
23/09 11:58
Top News – Trump kërcënon ‘të zhdukë’ Iranin / Diplomatët kërkojnë një marrëveshje në OKB
23/09 11:52
Top News – ‘Kupola e Artë’ vendoset në Grenlandë / Trump firmos marrëveshjen: Kontroll të përhershëm
23/09 11:51
Top Channel Hebrenjtë “marrin” Qipron: Shtohen ndjeshëm investimet izraelite në ishull!
23/09 11:02
Top Channel/ Trump në OKB: Me Iranin “e mbyllim” në nëntor! Delegacioni kuban del nga salla!
23/09 11:00
Top Channel/ Erdogan kritikon Europën: Pa Turqinë nuk ka siguri
22/09 23:05
Top Channel/ “Betejë” me helmeta e shufra në Katania, tre policë përfundojnë në spital
22/09 21:58