Top Channel/ Zgjedhje në Kroaci, kryeson partia e kryeministrit Plenkoviç
17/04/2024 22:29

Afër 3.7 milion kroatë iu drejtuan kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të mërkurën. Në garë rivalët kryesorë janë kryeministri Andrej Plenkoviç dhe partia e tij konservatore në pushtet HDZ (Bashkimi Demokratik Kroat), që opozita e akuzon për korrupsion dhe nepotizëm. HDZ shfrytwzoi qasjen europiane, pasi kjo parti mbikëqyri anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, miratoi përdorimin e euros dhe shteti përjetoi një bum turistik. Përballë ndodhet presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili ka deklaruar se do të japë dorëheqje për t’u bërë kryeministër nëse Partia Social Demokrate e tij (SDP) merr pushtetin, me ndihmën e partive më të vogla. Qëndrimet e tij janë konsideruar shpesh pro ruse, pasi kundërshton ndihmën për Ukrainën. Megjithatë, sipas Exit Poll-eve të para, HDZ-ja e kryeministrit aktual, Andrej Plenkoviç është fituese e zgjedhjeve parlamentare. Sondazhi i Ipsos e vendos në vend të parë HDZ-në dhe partnerët me 58 mandate. E dyta renditet partia SDP dhe partnerët me 44 deputetë. Parlamenti kroat ka 151 deputetë. Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri në orën 16:30 pjesëmarrja ishte 50,6 për qind, dukshëm më e lartë se në vitin 2020, kur në të njëjtën periudhë ishte 34,04 për qind. Pamjet: AFP

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21